Nga Maringlen ZHIVANI
Sulmuesi i talentuar shkodran, Albi Shpuza, ka gjetur ekipin e tij të ri. Futbollisti 22-vjeçar me shumë perspektivë ka firmosur për klubin kosovar të FC Mitrovica, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Prej pak muajsh, ai ka qenë futbollist i lirë, por së fundmi pas bisedës me drejtuesit e klubit kosovar FC Mitrovica, është rënë dakord që ai të luajë për ngjyrat e këtij ekipi, teksa shumë shpejt do të vendoset në dispozicion të trajnerit të kësaj skuadre, shkruan shkodrasport.com
Kjo kontratë e re për Albi Shpuzën është firmosur pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij. Gjatë kësaj periudhe, Shpuza ka patur biseda edhe me ekipe të tjera në Shqipëri, por pretendimet e tij ishin për të tjera aventura.
Në këto rrethana, Shpuza ka firmosur në Kosovë me ekipin e FC Mitrovica. Në këtë aventurë të re për të, sigurisht që Albi Shpuzës i del për detyrë të bindë drejtuesit e klubit kosovar për vlerat e tij. Gjëja e parë që duhet të bëjë sulmuesi i ri, është të bindë trajnerin kosovar të FC Phoenix për aftësitë e tij.(www.shkodrasport.com)
![](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2025/02/ALBI-SHPUZA-FC-MITROVICA-768x1024.jpg)