Tirana ka arritur akordin total me Gugash Maganin, i cili do të jetë trajneri i ri i bardhebluve, duke zëvendësuar Bledi Shkëmbin. 59-vjeçari rikthehet në krye të skuadrës 26 herë kampione e Shqipërisë, teksa pritet të dalë nesër në stërvitje, për të marrë “timonin” e skuadrës.

Së fundmi Magani ishte në krye të Lushnjës, ndërsa dha dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku në atë humbje në stadiumin “Roza Haxhiu”, 0-1. Më parë Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian. Po kështu ka drejtuar dhe Trepça’89 në Kosovë.

Magani ka qenë trajner i Tiranës për dy sezone, në periudhën 2013-2015. Dhe nga 1 dhjetor 2013 deri më 17 maj 2015 e ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje në të cilat ka marrë 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.