Ndryshojne planet per “klasiken” e futbollit shqiptar. Sfida Tirana- Vllaznia e vlefshme per javen e trete te “Abissnet Superiore” nuk do te luhet ne stadiumin kombetar “Air Albania” ashtu siç ishte permendur ne media gjate gjithe dites se sotme.
“Shkodra Sport” meson se Federata Shqiptare e Futbollit eshte njoftuar nga klubi Tirana si organizatori i ndeshjes, se ajo do te zhvillohet diten e premte ne stadiumin “Selman Stermasi”.
Arsyeja ka te beje me faktin se ne “Air Albania” ashtu siç eshte thene edhe me perpara, per shkak te punimeve qe jane bere ne fushen e tij, nuk do te kete ndeshje te kampionatit derisa pas sfidave qe kombetarja jone do te luaje gjate muajit shtator.
Per kete arsye, tashme eshte e konfirmuar edhe zyrtarisht se ndeshja Tirana- Vllaznia do te luhet diten e premte ne oren 16:00 ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit dhe jo ne “Air Albania”.
Tifozet e Vllaznise ne fakt nuk kane qene dakord as me orarin e ketij takimi ne mes dy skuadrave me te vjetra te futbollit shqiptar, por duket se asgje nuk mundet te ndryshoje ne kete mes ngaqe stadiumi “Selman Stermasi” nuk ofron ndriçimin e duhur per luajtjen e nje ndeshje te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/