U duk se kete jave do kishim lajme me te mira sa i takon kontigjentit te lojtareve te Vllaznise ne dispozicion te trajnerit Josa, por nuk do te ndodh keshtu edhe kete here sepse numri i mungesave eshte i konsiderueshem.

Keshtu, perpos Juriç qe vazhdon te jete i pamundur dhe Smajlit qe ende nuk e ka kaluar plotesisht demtimin e pesuar ne ndeshjen ndaj Tiranes, me shume mundesi do te jete jashte per neser edhe mbrojtesi tjeter Esin Hakaj.

Lojtari i linjes se majte ditet e fundit ka provuar te stervitet me grupin dhe shpresat ishin te medha se do ia dilte, por dje dhe sot ai ka ndjere serish shqetesime dhe eshte ne pikepytje aktivizimi i tij ne sfiden ndaj krutaneve.

Me shume mundesi stafi teknik do t’i beje planet me Hakajn edhe kete here dhe nese ndodh keshtu, atehere formacioni i mundshem per sfiden e neserme eshte ai qe luajti javen e kaluar ndaj Egnatias.

Me tre mungesa te rendesishme, por edhe me 2-3 lojtare te tjere ne formen e tyre jo me te mire, natyrisht qe Vllaznia nuk eshte aty ku duhet, por gjithsesi objektivi nuk do te ndryshoje as kete here dhe ajo do te kerkoje vetem fitoren ndaj Kastriotit./SHKODRA-SPORT.COM/