Aventurë e re për Bekim Kulin. Ish-futbollisti i njohur, i cili në vitet e fundit ka qenë zëvendëstrajner në klube të Superiores si Bylis e Kastrioti, tashmë do të jetë në drejtimin e një skuadre në Kategorinë e Parë.
Sipas “Panorama Sport” kavajasi do të drejtojë në vijimin e këtij sezoni ekipin e Luzi 2008, pasi drejtuesit e këtij të fundit kanë vendosur që të ndërrojnë trajnerin si pasojë e mungesës së rezultateve. Pas humbjes së tretë radhazi në kampionat, atë ndaj Orikut me shifrat 3-2, klubi ka shkarkuar nga drejtimi trajnerin Lorenc Pashja.
Më pas, është arritur akordi me Kulin cili tanimë do të kthehet në pankinën e një skuadre si trajner i parë, pasi kishe përjetuar eksperienca të ngjashme disa vite më parë me Besën dhe Sopotin.
Detyra e tij kryesore do të jetë që të sigurohet që Luzi të mos bjerë nga kategoria, teksa është vetëm golavarazhi ai që e mban për momentin jashtë zonës së play-out.