Vllaznia e ka lene pas ndeshjen e kaluar ne Durres dhe suksesin ndaj Teutes teksa tashme eshte e fokusuar maksimalisht tek sfida e rradhes, ajo qe do te luaje neser ne ora 13.30 ne Rrogozhine ndaj Egnatias vendase.

Kuqeblute kane mbyllur pergatitjet per kete ndeshje dhe pasdite kane marre rrugen drejt Durresit ku dhe kane kaluar naten ne kete pragndeshje. Nderkohe edhe trajneri Qatip Osmani tashme duket se e ka te qarte ne mendjen e tij se cilet do te jene futbollistet qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Duket se tekniku nga Tetova ka vendosur t’i besoje te njejtit formacion qe fitoi ne Durres. Keshtu ne porte do te jete Kristi Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Smajli, Pusi, Juriç dhe Hakaj.

Ne mesfushe nderkohe do te jete treshja Krymi, Boshnjaku dhe Sala ndersa reparti i sulmit do te jete i perbere nga Çoba dhe Gruda te cilet do te jene ne mbeshtetje te Balajt. Me kete 11-she Vllaznia do te kerkoje suksesin edhe neser ndaj Egnatias./SHKODRA-SPORT.COM/