Tre boksieret shkodrane Nelson Hysa, Arjon Kajoshi dhe Senad Drini do te zbresin serish ne ringun profesionist. Mbremjen e se shtunes ato do te jene ne Mynih te Gjermanise per te zhvilluar ndeshjet e tyre te rradhes.
Gjithçka eshte mundesuar nga “Fists of Fire” me promotorin Mondi Ndou, njekohesisht edhe president i “Vllaznia Boks”. Ashtu siç dhe ai ka premtuar me perpara, per boksieret shkodrane dhe shqiptare po hapen dyer te reja dhe pas aktiviteveve shume te bukura te organizuara ne Frankfurt e Londer (pa harruar aktivitetin madheshtor ne Shkoder), tashme i vjen rradha turneut te Mynihut.
Tre boksieret shkodrane do te jene te shoqeruar ne kete aktivitet nga trajneret Zef Gjoni, Jetmir Kuçi e Lazarin Vila. Per momentin ende nuk jane zbardhur emrat e kundershtareve te tyre, megjithate vete boksieret shkodrane i i kane mesuar ato dhe kane filluar te studiojne gjithçka ka te beje me to, pikat e forta dhe te dobeta te tyre.
Hysa, Kajoshi e Drini gezojne nje forme shume te mire sportive dhe padiskutim qe ato presin suksesin e rradhes, i cili do t’i ngjise edhe me shume ne ranglisten boterore. Perpos tyre, ne ringun e Mynihur mbremjen e se shtunes do te ngjitet edhe boksieri tjeter shqiptar Armand Çullhaj i cili ka nje ndeshje shume te rendesishme per te zhvilluar.(www.shkodrasport.com)