Tek Akademia Vllaznia po vijon puna jo vetem per perzgjedhjen e lojtareve me te mire, por edhe per te ofruar prane saj lojtare cilesore qe mund ta rrisin edhe me shume cilesine e ekipit U19 sidomos. Kjo ngaqe gara e ketij ekipi ne kampionat eshte disi e parabarte pasi disa prej ekipeve rivale te tij, kane ne rradhet e tyre lojtare te huaj.
Pikerisht per kete arsye, ditet e fundit kane mberritur ne Shkoder edhe tre futbolliste te huaj. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete faqja zyrtare e Akademise Vllaznia ne te cilen shkruhet:
“Akademia Vllaznia ka mirëpritur tre lojtarë të rinj nga Franca të datëlindjes 2006, të cilët po zhvillojnë provë tek ekipi U19.
Nën shoqërimin e drejtuesve të Akademisë Vllaznia, ata ishin të pranishëm dje në ndeshjen emocionuese mes Vllaznisë dhe Tiranës, duke përjetuar nga afër atmosferën e jashtëzakonshme”.