Ditën e nesërme, Vllaznia do të ndeshet përballë Flamurtarit në transfertë, në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë dhe duket se Mirel Josa e ka bërë gati skuadrën e tij këtë përballje. Kështu, fantazisti shqiptaro-malazez, Kristijan Vulaj mund të startojë si titullar në këtë sfidë.

Burime të “Shkodra Sport” bëjnë me dije se, blerja e bujshme pritet të debutojë nga minuta e parë si titullar pikërisht nesër në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit.

Pas tre paraqitjeve si zëvendësues në javët e para të Superiores, më në fund 23-vjeçari mund të jetë gati të prezantohet si titullar.Nga ana tjetër, trajneri Mirel Josa është i vendosur të provojë se organika e tij e pasur mund të ofrojë paraqitje shumë herë më të mira se ndeshjet e fundit.

Një gjë të tillë, Vllaznia do të synojë ta tregojë që në ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ku do të kërkojë të marrë një rezultat sa më të mirë që të hedhë një hap të sigurtë për kalimin në turin e dytë të këtij kompeticioni.
Maringlen ZHIVANI