Situata jo e mire ne kampionat, ka bere qe drejtuesit e Shoqates se Basketbollit te Vllaznise te nderhyjne serish ne merkato. Kete here ato kane bere nje tjeter perforcim ne formen e huazimit. Behet fjale per nje lojtar amerikan i cili deri me tani ka qene pjese e ekipit te Kamzes dhe qe tashme do te jete pjese e kuqebluve deri ne fund te sezonit.

Lajmi behet i ditur nga vete faqja zyrtare e kesaj Shoqate e cila njekohesisht ka bere thirrje tifozeve per ta mbeshtetur skuadren ne sfiden shume te rendesishme te se shtunes ndaj Tiranes ne “Qazim Dervishi”. Ja çfare shkruhet ne kete postim:

“Ashton Michael Parker bashkohet me Vllazninë!

Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka arritur marrëveshjen për huazimin e Ashton Michael Parker nga Kamza Basket deri në fund të sezonit.

Parker bëri debutimin e tij mbrëmë në ndeshjen ndaj Golden Eagle Ylli dhe tashmë është gati për sfidën e së shtunës ndaj Tiranës, në ora 20:00, në “Qazim Dervishi”.

Një përballje jetike për objektivin tonë – playoff-in! Na duhet mbështetja juaj për të luftuar së bashku drejt suksesit!

Forca Vllaznia!