Vllaznia ka mbyllur mesditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e kupes ndaj Partizanit dhe me pas ka marre rrugen drejt kryeqytetit ku eshte akomoduar mbremjen e sotme ne prag te kesaj sfide.
Per sfiden e neserme ndaj te kuqve, skuadra shkodrane do te kete serish disa mungesa te rendesishme. Keshtu perpos Males qe eshte demtuar dhe tashme i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale, do te mungoje edhe Latifi qe vazhdon te jete i pezulluar nga ana e klubit.
Por jo vetem ata te dy. Trajneri Josa neser do te kete edhe nje tjeter mungese ne organiken e tij. Behet fjale per sulmuesin brazilian Kaina. Ky i fundit dje dhe sot nuk eshte stervitur me skuadren sepse ka shfaqur probleme shendetesore.
Ai po kalon nje gjendje gripale, shoqeruar me tempetarure dhe kjo e ka bere te pamundur qe ai te stervitet. Mjeket i kane rekomanduar pushim dhe si rrjedhoje Kaina nuk ka mundur dot te udhetoje drejt Tiranes me ekipin.
Ne kete menyre, Vllaznia do te jete me probleme mungesash ne sfiden shume te rendesishme çerekfinale ndaj Partizanit, por kjo nuk do ta pengoje ate te kerkoje kualifikimin per ne turin tjeter te ketij kompeticioni./SHKODRA-SPORT.COM/