Kur ka mbetur edhe me pak se nje ore nga fillimi i ndeshjes, tashme nuk ka me dilema. Trajneri Thomas Brdariç e ka zgjedhur 11-shen me te cilen do ta nise ndeshjen ndaj Dinamos ne oren 16:00.
Keshtu ne porte do te jete Kristi Qarri, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Geralb Smajli ne te djathte dhe Esin Hakaj ne te majte, ndersa ne qender do te jete dyshja Gledian Pusi dhe Marko Juriç.
Ne mesfushe konfirmohet mungesa e Ardit Krymit dhe si rrjedhoje ne vend te tij do te jete Eslit Sala qe sebashku me Rejan Alivoden dhe Lorik Boshnjakun do te formojne treshen e mesfushes. Ndersa ne sulm do te luaje Esat Mala, Mehdi Çoba dhe Bekim Balaj.
Vllaznia padiskutim qe do te futet ne fushe me objektivin e qarte per ta fituar ndeshjen, ndonese i mjafton edhe nje pike e vetme per te siguruar “Final 4”, por objektivi i saj siç dihet tashme eshte njeri prej dy vendeve te para te renditjes./www.shkodrasport.com/