Vllaznia eshte gati per sfiden klasike te Shqiperise ndaj Tiranes. Kjo do te jete ndeshja e pare mes ketyre dy ekipeve ne kete sezon te ri. Keshtu, trajneri Mirel Josa pritet qe te beje disa levizje ne formacion per perballjen ndaj Tiranes. Porta do te besohet si gjithmone te Zogoviç per te qene nga minuta e pare.
Ne mbrojtje pritet qe te kete nje ndryshim pas demtimit te Hakajt. Kapiteni Gurishta do jete nga e djathta ndersa ne te majte pritet te luaje Smajli kurse dyshja e qender e ketij reparti do jete e formuar nga Juriç dhe Bulatoviç.
Nga sa eshte pare ne stervitjen e sotme, trajneri Josa ka nje dileme per mesfushen dhe skemen qe do te perdore. Ideja eshte per te luajtur me 4-3-3 ose ndoshta edhe 4-4-1-1. Nese perdoret e para, atehere treshja e mesfushes do jete e perbere nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku. Me A.Hoxhajn, Malen e Kainen nderkohe ne repartin e sulmit.
Por ka edhe nje ide per te luajtur me kater ne mesfushe ku te jene Jonuzi e Boshnjaku ne qender dhe Marku e Mala ne krahe, ndersa Heriç do jete si gjysmesulmues ne mbeshtetje te brazilianit Kaina. Madje ky opsioni i fundit eshte mundesia me e madhe qe te jete formacioni qe trajneri Mirel Josa do te hedhe ne fushen e lojes ne klasiken e neserme ndaj Tiranes, qe do te luhet ne stadiumin “Selman Stermasi”, duke nisur nga ora 16:00. /Maringlen ZHIVANI/
Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Mala, Heriç, Kaina. Tr: Mirel Josa