Me tre mungesa te sigurta ne sfiden e neserme ndaj Kastriotit, tashme stafi teknik i Vllaznise, me ne krye trajnerin Mirel Josa, i ka marre masat dhe njekohesisht edhe vendimin se kush do t’i zevendesoje dhe do te jete nga minuta e pare ne fushen e lojes, ne takimin qe do te startoje ne oren 17:45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
“Shkodra Sport” meson se ne porte nuk do te kete ndryshime ne krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Egnatias, teksa do te vazhdoje te jete serish Zogoviç. Nderkohe, ne mbrojtje priten ndryshime per shkak te demtimit te Bulatoviç. Kapiteni Gurishta do te luaje ne te djathte, ne qender do te jete dyshja Shehi-Juriç, ndersa ne te majte do te rikthehet serish pas demtimit ne vendin e tij, Esin Hakaj.
Treshja e mesit te fushes do te jete e formuar nga Heriç, Alivoda dhe Jonuzi, ndersa ne krahe do te luajne Mala dhe Marku. Ne maje te sulmit pritet te jete Hoxhaj. Ky i fundit po kalon nje forme te mire sportive dhe si rrjedhoje, e ka fituar “garen” me Aralicen dhe Kainen, qe do te jene ne stol.
Ndryshimet qe do te jene ne krahasim me sfiden e fundit ndaj Egnatias jane mungesa e Boshnjakut dhe Bulatoviç per arsye te demtimeve dhe ne vend te tyre do te jene Alivoda dhe Shehi, teksa edhe Hakaj pritet te rikthehet ne formacion ne krahun e majte te mbrojtjes.
Ky eshte formacioni qe trajneri Josa do te hedhe ne fushen e lojes neser ndaj Kastriotit, teksa ne formacionin titullar i ka dhene besim edhe mesfushorit shkodran te ardhur nga Akademia, Rejan Alivoda, i cili ne fakt nuk ka zhgenjyer sa here ka marre minuta, duke u munduar te jape gjithmone me te miren e tij ne fushen e lojes, prandaj do te jete edhe neser ne fushe ndaj Kastriotit.
Maringlen ZHIVANI