Ai quhet Kazujoshi Miura dhe nuk luan si portier, por si sulmues. Japonezi ka bërë risi në futboll, pasi askush nuk ka luajtur më parë futboll professional deri në këtë moshë. Miura ka nënshkruar kontratën e parë profesionale në moshën 19-vjeçare, ndersa kur ishte 23 vjeç u thirr nga përfaqësuesja japoneze. Ai hoqi njëherë dorë nga futbolli në moshën 33-vjecare, por u rikthye 5 vite më vonë dhe nuk është larguar më që ateherë.
Në karrierën e tij ai ka luajtur në katër kontinente të ndryshëm, Azi ,Europë, Australi dhe Amerikë e Jugut. Ka luajtur edhe në Seria A me Xhenoan, ndersa prej 13-vitesh luan me ekipin japonez , Jokahama.