Mbaroi 2-1 ndeshja kundër Fiorentinës që i dhuroi Juventusit kampionatin numër 8 radhazi, i 35 zyrtar në total, me pesë ndeshje nga përfundimi i Serie A.
Një sezon fantastik dhe asnjëherë në diskutim për djemtë e Massimiliano Allegrit, që në këtë mënyrë harrojnë zhgënjimin në Champions kundër Ajaksit.
Edhe sot, ndeshja fillon me vështirësi për kampionët, me një gol në minutën e 6-të të Milenkovic. Fiorentina dominon dhe kap edhe dy herë shtyllën me yllin e tij Federico Chiesa, por bardhëzinjtë reagojnë dhe barazojnë me brazilianin Alex Sandro në minutën e 37-të.
Gjithsesi, golin e fitores dhe të kampionatit e shënon në portën e tij lojtari i Fiorentinës German Pezzella (53’), duke i lënë rrugë fillimit të festës juventine, që sot ka edhe një arsye më shumë sepse shënon edhe fitoren në kampionatin për femra, i dyti radhazi. Torino kështu mbetet ende këtë vit kryeqendra e futbolli italian.