Fitorja e Real Madridit 1-0 kundër Gremios në Kupën e Botës për Klube të shtunën në mbrëmje nënkuptoi se Zinedine Zidane e fitoi edhe një trofe tjetër si trajner i klubit madrilen. Që kur e mori drejtimin e gjigantit spanjoll, francezi e ka fituar një trofe çdo 89 ditë. Prej se mbërriti në “Santiago Bernabeu” deri në natën e finales së Kupës së Botës, kanë qenë vetëm 10 trofe të mundshëm që Zidane ka mundur t’i rrëmbejë, dhe besoni ose jo ai i ka fituar tetë nga ta. 2017-ta e tij ka qenë pothuajse e pashoq: totali i tij prej pesë titujve brenda vitit kalendarik e vë ish-mesfushorin e Juventusit lart në mesin e më të mirëve ndonjëherë.
Zidane u emërua trajner i Realit në janar të vitit 2017 pas dështimit katastrofik të eksperimentit Rafa Benitez. Suksesi i parë i tij erdhi në sezonin 2015/16 të Ligës së Kampionëve, kur “Los Blancos” e mposhten rivalin e tyre, Atletico Madridin, në ekzekutim të penalltive në Milano. Brenda 712 ditëve, Zidane i ka tetë trofe të fituar në krye të Realit:
2 trofe të Ligës së Kampionëve
2 trofe të Kupës së Botës për Klube
2 trofe të Super Kupës së Evropës
1 trofe të La Ligës
1 trofe të Super Kupës së Spanjës