Ivan Gvozdenoviç ka rinovuar kontratën me Skënderbeun. Trajneri i korçarëve ka firmosur për 3 vitet e ardhshme dhe lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi në kanalin zyrtar.

Puna e mirë e bërë me bardhekuqtë ka sjellë edhe këtë marrëveshje të re mes palëve. Në lajmërimin e bërë nga klubi korçar thuhej:

“Ivan Gvozdenoviç edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontraën me klubin e Skënderbeut dhe do të vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë!”

Aktualisht Skënderbeu gjendet në vendin e parë të Abissnet Superiore me 6 pikë duke arritur të surprizojë në këto javë të para të elitës.