Trajneri Tomas Brdariç tani më shumë se kurrë po e ndien startin e takimeve zyrtare. Ai ka konsumuar deri në fund programet e punës me ekipin dhe tani po kthehet në përsëritje të asaj që ka bërë.
Gjermani e la pushim ekipin të dielën, por një gjë e tillë ka ndodhur sërish edhe sot sepse klubet e federata nuk dhane vendimin për startin e sezonit të ri.
Numri 1 i pankines shkodrane i ka dhene nje program individual secilit prej futbollisteve dhe nuk i ka grumbulluar per stervitje diten e sotme.
Brdariç këtë shqetësim ua shprehu edhe drejtuesve. Në këtë situatë e ka shumë të vështirë ta motivojë ekipin.
Me shume te ngjare, nuk do te kete futboll as kete jave dhe kjo do ta veshtiresoje edhe me shume situaten te Vllaznia, por edhe tek ekipet e tjera qe duan te luajne.