Elseid Hysaj shprehet se për shkak të rolit në fushë e ka të vështirë të besojë kur shënon gol.Në një prononcim për “Sky Sport”, mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Shqipërisë deklaron se ai ndien gëzim të madh sa herë që merr pjesën në shënimin e golit.

“Golat? Detyra ime është tjetër, mbi të gjitha përpiqem të mos shënoj, por kur kaloj në sulm përpiqem të dërgoj në mënyrën e duhur topat në qendër. Them se kur kam fat të shënoj, e kam të vështirë ta besoj se kam realizuar gol”, tregon Hysaj.

Edhe pse u përfol se do të largohej nga Napoli gjatë muajit janar, dëshira e trajnerit të ri të skuadrës Xhenaro Gatuzo për të mbajtur Hysajn te “të kaltrit” e bindën sërish 25-vjeçarin për të qëndruar te Napoli dhe pret në muajt e ardhshëm të rinovojë kontratën me Napolin.