Klubi i Dinamos ka marrë një ofertë zyrtare për sulmuesin Luis Kaçorri. Oferta ka ardhur nga një ekip rus, emri i të cilit nuk bëhet me dije momentalisht.
Tashmë, mbetet për t’u parë nëse blutë do ta pranojnë apo jo këtë ofertë. Kaçorri ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës së Dinamos sezonin e kaluar, pikërisht me 9-gola.
Në këtë merkato, për sulmuesin kishte interesim edhe nga Vllaznia, por gjërat nuk shkuan dot më përtej. Në rast shitje të Kaçorrit, klubi i Dinamos me siguri që do të kërkojë një shumë të caktuar financiare dhe përqindje kartoni të futbollistit 26-vjeçar, i cili është nën kontratë.
Maringlen ZHIVANI