Uerdi Mara nuk do të jetë më një futbollist i Skënderbeut, i cili duket se është gati për një aventurë të re. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili i jep lamtumirën klubit në të cilin u rrit dhe tifozëve korçarë.

Ai ne fakt gjate ketij qershori eshte kontaktuar edhe nga drejtues te Vllaznise, por pengese duket se eshte bere kontrata qe lojtari ka patur me Skenderbeun. Tani nderkohe ende nuk eshte e qarte se ku do ta vazhdoje karrieren. Ja çfare shkruan ai ne postimin e tij:

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këtë moment, pasi janë shumë vite, shumë emocione, të gjitha së bashku… Nuk do harroj kurrë ato qe më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje. Me ju jam rritur, kam mësuar, kam jetuar e kam ëndërruar.

Dua të falënderoj te gjithë trajnerët të cilët më kanë mësuar dhe ndihmuar të rritem dhe te jem ky që jam sot…
Padyshim që dua te falënderoj gjithë tifozerinë korçare dhe në veçanti ‘Ujqërit E Dëborës’ të cilët na kanë mbështetur ne çdo moment të mirë dhe të keq…

Mirënjohje për te gjithë klubin e Skënderbeut, që do të mbetet gjithmonë në zemrën time, në veçanti. Presidentin dhe familjen e tij për mundësinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë.

Më e rëndësishmja falënderimi i shkon familjes sime, mbështetësit e mi kryesorë!

Uroj qe ekipi i Skënderbeut te ringrihet dhe të shkojë në nivelet që meriton.

Me respekt dhe mirënjohje, Uerdi Mara!”, ishin fjalët e zgjedhura nga 23-vjeçari.