Emri i tij eshte permendur shume ne Shkoder por per asnje moment gjerat nuk u konkretizuan dhe lojtari tashme ka nisur nje aventure te re.
Realdo Fili ka qenë një nga emrat më të lakuar këtë merkato të dimrit. Futbollisti është larguar nga Luftëtarit, ndërsa drejtuesit e bluzinjve zgjodhën që ta dërgonin te ekipi B për shkak të disiplinës, pas një mos marrëveshje që pati me tifozët.
Disa skuadra e kërkonin në Superiore, mes të cilëve në qendër të vëmendjes e kishte Vllaznia. Por nuk u arrit marrëveshja mes klubit shkodran dhe këtij lojtari kualitativ, që do t’i ofronte më shumë pjesës së sulmit.
Megjithatë kjo është e shkuara dhe Fili bëhet gati për aventurën e re, duke mbajtur veshur fanellën e Botosanit në Rumani.
Për momentin nuk ka një vendim zyrtar të kësaj skuadre, por mediat rumune e bëjnë fakt të kryer hedhjen e firmës. /Sport Ekspres/