Julian Shehu është në fundin e kontratës me Laçin. Mesfushori 23 vjeçar ka edhe 3 javë marrëveshje me kurbinasit, ndërsa e ardhmja e tij është larg Shqipërisë.
Newsport.al mëson se kryeqytetasi do e vijojë karrierën në Poloni, me emrin e ekipit që ende nuk bëhet me dije. I dalë nga moshat e Partizanit dhe me një karrierë edhe në Greqi te Paniliakos, Shehu prej katër sezonesh është pikë fikse e elitës së Shqipërisë.
Lojtari ra në sy te Kastrioti për lojën e mirë, ndërsa 3 vitet e fundit te Laçi ka qenë ndër mesfushorët më të mirë në Superligë. I shumëkërkuar në Shqipëri, Shehu ka vendosur të ndërrojë destinacion dhe të zgjedhë Poloninë për të ardhmen.
Kujtojmë se 23 vjeçari ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 në tetë takime. Ai kerkohej edhe nga disa ekipe te Superliges shqiptare por duket se ka vendosur ta vazhdoje karrieren e tij jashte vendit.