Sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta është sërish një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton e kategorisë së parë të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Por ndërsa përveç Bylisit, në listë për të marrë shërbimet e tij kanë qenë edhe Tomori, Tërbuni, Kastrioti e ndonjë tjetër. Por sulmuesi 27 vjeçar duket se në sezonin e ri nuk do të luajë në Shqipëri.
Kjo ngaqë në adresë të tij ka ardhur një ofertë nga Turqia. Ka qenë kompania e menaxhimit “AAMenajer” ajo që i ka bërë jehonë kësaj transferte. Përfaqësues të saj kanë dalë në aeroportin “Sahirpasa” për të pritur shqiptarin dhe kanë bërë të ditur se brenda pak ditësh do të zyrtarizohet kontrata. Nuk zbulohet emri i ekipit të ardhshëm të Rraboshtës përveçse i urohet mirëseardhja në Adana. Çka do të thotë se shkodrani pritet të jetë pjesë e njërit prej dy ekipeve të këtij qyteti që marrin pjesë në kategorinë e parë të Turqisë, tek Adana Demirspor apo tek Adanaspor.
© shkodrasport.com