Fernando Medeiros ka prishur kontratën me Sumgait në Azerbajxhan. Kështu është lojtar i lirë siç Panorama Sport kishte paralajmëruar më parë dhe madje ka ndarë mendjen për të ardhmen.

Firma te Partizani apo Egnatia ishte dilema, ndërsa braziliani ka vendosur të rikthehet në janar te klubi ku u shpall kampion. Rrogozhinasit i kanë mbushur mendjen mesfushorit, që shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e titullit.

28-vjeçari këtë sezon numëroi vetëm 7 ndeshje me klubin azerbajxhanas duke ia dalë të shënojë 1 gol. Tek Egnatia bashkohet si lojtar me peshë, teksa në 88 ndeshje ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar po aq të tillë.

Fernando qëndroi tek kampionët pikërisht dy sezone. U bashkua në verën e vitit 2022 dhe largimi erdhi në verën e këtij viti.