Një nga objektivat kryesore të merkatos në La Liga, është kthyer gardiani i portës së Atletiko Bilbaos, Kepa Arizabalaga. Ndeshjet e zhvilluara nga ana e tij në kampionat, janë në një nivel të lartë dhe talenti i tij ka spikatur prej kohësh. Gardian spanjoll mund të cilësohet si një nga portierët më të mirë në Spanjë, teksa kërkohet nga ekipet më të mira europiane. Nga kampionët e Spanjës tek kampionët e Italisë, të gjithë janë vënë pas Arizabalagas.
Megjithatë në momentin më të mirë kur pritej një kalim i mundshëm i këtij portieri në Madrid ose Torino, vjen konfirmimi i dëmtimit. Arizabalaga do të mungoj në fushën e blertë rreth 3-4 javë.