Besir Demiri është një nga futbollIstët e Kukësit që ka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë edicion në Superiore. Mbrojtësi i majtë, i aktivizuar shpesh edhe në qendër të prapavijës apo edhe mesfushë per shkak të mungesave në radhët e verilindorëve, ka dhuruar paraqitje mjaft positive e kjo ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera jashtë Shqipërisë.

VIP Sport raportoi një javë më parë se Demiri kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga klubi i Karabak për t’iu bashkuar në sezonin e ardhshëm kampionëve të Azerbajxhanit dhe futbollisti e ka konfirmuar një gjë të tillë.

”Tani e gjithë vëmendja ime është te Kukësi. Sigurisht, një futbollist ka gjithmonë opsione të tjera. Por me këto çështje merret menaxheri im’, tha fillimsiht Demiri për “Azerisport”.

“Po, unë kisha oferta nga klubet e Azerbajxhanit. Unë e respektoj kampionatin e Azerbajxhanit. Por nuk mund të them asgjë konkrete për momentin”, deklaroi Demiri duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen. /vipsport/