Ditet e fundit ne media po flitet per nje interesim te klubit Shkendija e Tetoves per dy shkodranet, Geralb Smajli dhe Aleksander Trumçi. Fakti qe ne pankinen e tetovareve eshte ulur trajneri Jeton Beqiri i cili me pare ka drejtuar Bylisin, ka bere qe te aludohet per me shume shanse per Trumçin per te firmosur me kete skuader.

I pyetur ne lidhje me kete gje, mbrojtesi shkodran i Bylisit eshte shprehur: “Edhe në verë pati interes, por unë kam një kontratë me klubin dhe është ai që vendos. Momentalisht jam i fokusuar te stërvitja dhe ndeshja e radhës.

Pastaj nëse ka diçka që vlen për mua dhe për klubin, jam i bindur që presidenti do të më ndihmojë që të përparoj në karrierën time. Por e thashë, mendjen e kam te Kastrioti, ofertat janë vlerësime për këdo lojtar”.

Per 23 vjeçarin shkodran ky eshte sezoni i tij i katert me ekipin e Bylisit, me te cilin ka arritur te beje paraqitje shume te mira dhe jo vetem qe ka qene vazhdimisht titullar, por ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek ballshiotet./SHKODRA-SPORT.COM/