Realdo Fili bëhet me menaxheri të ri. Sulmuesi 23-vjeçar I cili luajti për Luftëtarin pjesën e parë të sezoni, tashmë është bashkuar me agjensinë e njohur Freesport Management që drejtohet nga Sokol Haxhiaj.

Menaxheri I njohur që operon krysisht në Itali ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Filin.

Fieraku deklaroi disa ditë më parë se kishte mbyllur bashkëpunimin me menaxherin Elton Marini dhe tashmë është pjesë e një tjetër agjensie. Sokol Haxhiaj ka nën menaxhim lojtarë të huaj, por edhe shqiptar të njohur.

 Lojtari nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij se ku do të vazhdojë karrierën, ndërsa ofertat nuk kanë munguar nga Kategoria Superiore./newsport/