Prej disa ditësh qarkullojnë zërat se shumë shpejt Zhoze Murinjo do të kthehet në rolin e trajnerit te Real Madrid. Por sipas mediave portugeze, kjo nuk ka shanse të ndodhë, pasi trajneri ka refuzuar “los blancos” që dy muaj më parë, kur e kishin kontraktuar fillimisht.

Gazeta “Record”, e cila i referohet burimev nga grupi i personave të afërm me Murinjon, ka treguar se trajneri është siguruar këtë radhë që të mbyllë sa më shpejt çdo çështje kontraktuale me Mançester Juanjtid që e shkarkoi në dhjetor. Kësisoj, ai tani është i lirë të negociojë lirshmërisht me cilindo klub që e kërkon.

Një prej tyre mendohet se është Reali por i njëjti burim ka bërë të ditur se Murinjo i ka thënë “jo” skuadrës të cilën e ka drejtuar edhe disa vite më parë. Kjo përgjigje negative ka ardhur që në tetor, kur Real shkarkoi Lopeteguin dhe kontaktoi Murinjon, i cili asokohe ishte ende në drejtim te Mançester Junajtid, për t’i ofruar pankinën. Trajneri e refuzoi atë mundësi duke preferuar të qëndronte edhe disa muaj në Angli, ndërsa që në tetor, palët nuk kanë pasur më kontakte mes tyre. /vipsport/