Erzeni dhe Vllaznia do të përballen nesër në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superiore. Në prag të këtij dueli, trajneri Qatip Osmani ka dalë në konferencë për mediat.

“Ndeshja kundër Erzeni? Të gjithë ne dëshirojmë një fitore, udhëtojmë për tri pikë. Ne kemi objektiv të qartë dhe kjo dihet. Këtë javë kemi punuar në analizën e Erzenit, teknikisht shumë i mirë dhe që ka qenë shumë aktiv në merkato. Pritet lojë e fortë, por kjo është e natyrshme për pozitën ku jemi. Me besimin e plotë shkojmë për fitore. Detajet në këtë sfidë do e vendosin fituesin.

Euforia? Ne kemi biseduar në këtë drejtim, sepse janë edhe 17 ndeshje dhe është herët për të qenë i sigurt në klasifikim. Mund të ndodhë gjithçka. Gjithmonë e kujtojmë situatën më parë, aty ku ishim për mos u rikthyer.

Afrimet? Çdo lojtar që vjen, vjen në bashkëpunim me drejtorin sportiv. Kemi qenë të detyruar të luajmë me lojtarë në mbrojtje që nuk është pozita e tyre e natyrshme. Kemi qenë të detyruar për një mbrojtës të majtë. Sala dhe Mala nuk janë në pozitat e tyre, por në vendet e veta japin më shumë.

Mungesa e Hakaj për kartona? Hakaj do luajë, klubi ka paguar gjobën.

Shkodran Mustafi, ka diçka të vërtetë? Bisedat janë, edhe unë kam biseduar me të atin e tij. Të presim këto ditë se çfarë do ndodhë”, tha mes të tjerash Osmani.