Kalimi i Amir Rrahmanit në ekipin e Dinamos së Zagrebit gjatë sezonit të fundit, duket se i ka bindur këta të fundit që të afrojnë një tjetër mbrojtës me origjinë shqiptare.
Sipas asaj që raporton “Telegrafi”, skuadra kroate ka ofruar 1 milion euro për futbollistin e Zyrihut, Mirlind Kryeziun.
Pozita e këtij lojtari është në qendrën e mbrojtjes, ndërsa Kryeziu ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të zhvilluara në kampionatin zvicerian.
Kryeziu ka dy nënshtetësi, atë zviceriane dhe shqiptare, ndërsa ka luajtur thuajse për të gjitha grup-moshat e Zvicrës deri në këto momente.
Një kalim në ekipin e Dinamos së Zagrebit do të ishte një hap i madh në karrierën e këtij futbollisti. /vipsport/