Nga Endri ÇINARI

Tre golat e pësuar në ndeshjen e fundit të humbur në shifrat 2-3 ndaj Dinamos kanë përkeqësuar statistikat e Vllaznisë. Me tre golat që morën ditën e djeshme në duelin ndaj bluve, shkodranët janë ndëshkuar 21 herë pas 16 javëve të para. Duke qenë në këtë mënyrë skuadra e tretë më e ndëshkuar në kampionat.

Më keq se kuqeblutë kanë bërë vetëm ekipet e Bylis dhe Teutës deri më tani. Me të dy skuadrat që kanë nxjerrë topin nga rrjeta plot 23 herë pas 16 ndeshjesh. Statistika këto që tregojnë për “brishtësinë” e Vllaznisë përsa i përket mbrojtjes. Një fakt që është theksuar shpesh nga trajneri Brdariç në daljet e tij mediatike.

Por që për momentin nuk po gjen zgjidhje tek skuadra, që vijon të pësojë gola në thuajse çdo ndeshje. Nëse mbrojta “çalon” tek shkodranët, sulmi vijon të bindë. Vllaznia është ekipi i dytë me më shumë gola të shënuar deri më tani në kampionat. Skuadra e Brdariç ka shënuar 25 herë në këtë edicion deri më tani

Ndërsa është parakaluar vetëm nga Dinamo pas ndeshjes së djeshme. Ku tashmë blutë pas 3 golave të shënuar në Shkodër janë ngjitur në kuotën e 26 rrjetave në favorin e tyre./www.shkodrasport.com/