Lajmin e aprovimit te kandidatures se Shkodres si “Qyteti Europian i Sportit” per vitin 2025 e kemi pasqyruar qe mbreme tek “Shkodra Sport” pas vendimit te marre nga bordi i ACES Europe, por nderkohe paraditen e sotme ka qene edhe kryebashkiku Benet Beci qe nga Brukseli e ka aprovuar nje gje te tille.
Ne faqen e tij, numri 1 i Bashkise Shkoder ka bere te ditur se ky vendim do te jete nje bonus i madh per kete qytet ne aspektin sportiv sepse mund te kete grante nga Bashkimi Europian dhe po ashtu edhe perfitime te tjera.
“Ju përshëndes nga Brukseli, nga Parlamenti Evropian, me gëzim e mirënjohje për shpalljen e Shkodrës Qytet Evropian i Sportit 2025!
Ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin tonë që tashmë, veç një njohjeje ndërkombëtare, do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet”- shkruan Beci./www.shkodrasport.com/