Pas largimit prej Lazios, Igli Tare është gati të marrë detyrën e tij të re. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare do të rikthehet në detyrë si drejtor sportiv në një nga klubet më të mëdha në Itali.
Milani me shumë gjasa do të jetë aventura e ardhshme e Igli Tares.
Siç raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, 51-vjeçari shqiptar ka mposhtur konkurrencën e Paraticit dhe Bertës për t’u bërë drejtori sportiv i klubit kuqezi.
Ibrahimovic dhe Cardinale janë takuar me Taren, dhe dy emrat e mësipërm në Londër të premten e kaluar, dhe gjasat janë që drejtori sportiv i Milanit të jetë vlonjati. Tare ishte në detyrë te Lazio nga viti 2008 deri në 2023, plot 15 vite në klubin kryeqytetas të Italisë.