Pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, bota e futbollit, në mënyrë të veçantë, është solidarizuar për të ardhur në ndihmë të familjeve të prekura.
Grupime tifozërish, skuadra dhe shumëkush i lidhur me futbollin kanë kontribuuar drejtpërdrejtë, por edhe të tjerë persona kanë marrë pjesë në nismën për të shpërndarë thirrjet për ndihma dhe lutje.
Një organizimin madhështor do tëzhvillohet, teksa në vendin tonë, më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-ën, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.
Të ardhurat e biletave në “Air Albania Stadium” do të shkojnë në ndihmë të futbollistëve, të cilët janë prekur nga dëmtimet që shkaktoi tërmeti.
Ka qenë FSHF-ja që përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije këtë lajm. Në fushë në datën 10 janar do të jenë yje si Perota, Zambrota, Hasan Shas, Karagunis, etj. Gjithashtu përpara fillimit të ndeshjes do të përformojnë edhe emra të mëdhenjë të muzikës shqiptare. Federata e Fubollit është zotuar të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti.