Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat britanike dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili ka arritur akordin me Hertën e Berlinit. Lajmi është konfirmuar nga agjenti i shqiptarit të Zvicrës, i cili ka konfirmuar rikthimin e Xhakës në Bundesligë, duke deklaruar:
“Shikoni, dua të tregohem i qartë dhe i sinqertë. Ne kemi një marrëveshje për transferimin te Herta e Berlinit dhe do të shkojmë në Berlin.
I kemi thënë edhe drejtuesve të skuadrës së Arsenalit dhe trajnerit Mikel Arteta. Klubi është njoftuar për të gjitha hapat, lojtari dhe Herta kanë qenë të qartë. Tani diskutimet lidhen vetëm për vlerën e transferimit”.
Për shërbimet e Xhakës, klubi gjerman pritet të derdhë rreth 25 milionë euro në arkat e “topçinjve”.