Herald Marku rikthehet ne shtepi. Ndonese lajmi ende nuk eshte konfirmuar nga klubi Vllaznia, ka qene vete lojtari qe permes nje postimi ne rrjetet sociale, e ka bere te ditur nje gje te tille.

“Rikthehem ne shtepi, t’du Vllazni”- shkruan ai shkurtimisht. Kaq mjafton per te kuptuar se telenovela e tij ka marre fund dhe ai tashme eshte pjese e kuqebluve.

Ne fakt rreth tij ka patur jo pak debat edhe mes klubeve ne distance teksa Partizani akuzoi drejtuesit e Vllaznise per nderhyrje ne çeshtjet e brendshme pasi lojtari ishte nen kontrate me ta.

Pot tek Vllaznia ne fakt kane pritur ne qetesi. Ka qene vete lojtari ai qe ka dashur me çdo kusht te largohet nga te kuqte dhe ata e kane shfrytezuar kete moment per ta bere serish pjese te tyre.

Mbrojtesi pritet te prezantohet neser paradite nga ana e klubit shkodran dhe pastaj bashke me ekipin do te niset drejt Austrise per stervitje.