Ralf Rangnick është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Bayern Munich për të zëvendësuar në pankinë, Thomas Tuchel. Në lidhje me interesimin e Bayern, ka folur vetë 65 vjeçari që momentalisht drejton përfaqësuesen e Austrisë.
“Bayerni më ka kontaktuar dhe unë kam informuar Federatën e Futbollit të Austrisë mbi këtë. Fokusi im është të përgatis Austrinë për Euro 2024. Nëse Bayerni do të më thotë: ne të duam ty… atëherë unë do të pyes veten time: e dua unë diçka të tillë?”, është shprehur Rangnick për “90Minuten”.
Me pak fjalë, Rangnick kërkon të kuptojë projektin e bavarezëve dhe sa shumë influencë dhe ndikim do të ketë ai në klub. Asgjë nuk ka lidhje me pagën, teksa pritet që palët të vazhdojnë bisedimet.