“Atletik Klub Shkodra” ka mbyllur nje tjeter sezon te suksesshem duke realizuar te gjithe objektivat qe drejtuesit e saj kishin vendosur, por nderkohe per stafin nuk ka patur vend per pushime. Kjo sepse menjehere ka nisur te beje planet per sezonin e ri ku padyshim qe pritshmerite do te jene me te madhe, per pune me cilesore dhe kuptohet edhe per rezultate me te mira.
Por nderkohe, njeri prej personave me te rendesishem te kesaj shoqate, pikerisht Elis Legata per gazeten “Shkodra Sport” ka zbuluar edhe emrat e trajnereve qe do te punojne prane kesaj Akademie per sezonin 2024-2025. Ajo qe verehet eshte se tashme do te kemi edhe ekip vajzash te vogla te cilat do te sterviten nga futbollistja- trajnere Fabiola Caka.
Nderkohe sa i takon ekipeve te djemve nuk verehen ndryshime emrash. Keshtu Elis Legata do te drejtoje ekipin U9, Erion Mandi ekipin U11, Eder Zmijani ekipin U13 dhe Saimir Kaloshi ekipin U15. Ekipin e femrave te rritura nderkohe do ta drejtojne Robert Karma dhe Elis Legata.
“Atletik Klub Shkodra” tashme ka krijuar profilin e saj si nje prej Akademive ku punohet me mire ne Shkoder dhe natyrisht qe objektivi i drejtuesve eshte per ta ruajtur kete emer te mire dhe per te vijuar punen per te nxjerre sa me shume lojtare te talentuar./www.shkodrasport.com/
STAFI I TRAJNEREVE TE ATLETIK KLUB SHKODRA PER SEZONIN 2024-2025:
EKIPI VAJZA U12- Trajnere Fabiola Caka
Ekipi djem U9- Trajner Elis Legata
Ekipi djem U11- Trajner Erion Mandi
Ekipi djem U13- Trajner Eder Zmijani
Ekipi djem U15- Trajner Saimir Kaloshi
Ekipi femra te rritura- Trajnerë Robert Karma & Elis Legata