Pavaresisht deklarates se drejtorit Nuri Rexha dy muaj me pare se nga Veleçiku do te kishte largime lojtaresh por edhe drejtuesish, ne fakt gjerat nuk kane marre kete rrjedhe. Pikesepari duke nisur nga “timonieri” qe do ta drejtoje kete skuader, i cili do te jete serish i njejti.
E kemi fjalen per Besnik Duli. Gazeta “Shkodra Sport” meson se para disa ditesh kryebashkiaku- presidenti Tonin Marinaj e ka thirrur trajnerin e njohur ne nje takim per te biseduar ne lidhje me te ardhmen. Dhe hapi i pare i hedhur ka qene firmosja e nje kontrate dyvjeçare nga ana e Dulit me ekipin e Veleçikut.
Çka do te thote se jo vetem per sezon, por 63 vjeçari do te jete ne pankinen e kesaj skuadre edhe per sezonin e ri. Kjo sepse ai eshte njeriu “adap” per te drejtuar koplikasit dhe kete e ka treguar prej shume e shume vitesh teksa sukseset me te medha kjo skuader i ka pikerisht nen drejtimin e tij.
Çeshtja e trajnerit tashme konsiderohet e mbyllur tek skuadra qe perfaqeson Malesine e Madhe ne futbollin shqiptar dhe qe do te marre pjese serish edhe kete sezon ne kampionatin e kategorise se dyte i cili starton me 21 shtator.
Ajo qe presim eshte te mesojme se cila do te jete data kur ekipi do te nise stervitjet dhe cilet do te jene lojtaret te cilet do te perfaqesojne Veleçikun ne sezonin e ri./www.shkodrasport.com/