Pak dite me pare u largua nga drejtimi i ekipit te Beses se Kavajes, por trajneri i njohur nuk ka mbetur shume kohe pa ekip sepse tashme eshte emeruar ne krye te nje skuadre tjeter.

Gugash Magani do të jetë tranjeri që do të marrë në dorë “frenat” e Lushnjes në sezonin e ri. Ish-trajneri i Besës së Kavajës ka arritur prej ditësh akordin me lushnjarët, ndërsa i ka thënë “PO” ofertës së tyre.

Prezantimi i Maganit në krye të Lushnjes do të bëhet ditën e nesërme , ku trajneri do të dalë në konferencë ku do të bëjë të qartë edhe objektivat e tij për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se skuadra që drejtohej nga Klevis Dalipi arriti të siguronte mbijetesën në Kategorinë e Parë vetëm në sfidën e “Play-out” ndaj Valbonës.