Një tjetër largim vjen nga skuadrat e Kategorisë së Parë. Dorjan Bubeqi nuk do të jetë më trajner i Burrelit. Humbja e thellë 5-1 me Luzin nuk kapërdihet dhe tashmë palët kanë ndarë rrugët mes tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga “Kategoria e Parë” në Instagram, me drejtuesit që kanë konfirmuar largimin e Bubeqit, teksa ndër të tjera e kanë falenderuar pë kontributin e dhënë.

“Falënderojmë profesorin për të gjithë kontributin e dhënë deri tani, ndahemi si miq duke i dhënë dorën miqësisht njëri-tjetrit. Shpresojmë që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen. Respekte dhe falënderime për profesor Dorin”, kanë theksuar drejtuesit matjanë.

Kujtojmë se Burreli ndodhet në vendin e 10-të me 10 pikë pas 11 javësh. Nje situate aspak komode dhe si rrjedhoje erdhi edhe largimi i trajnerit.