Vllaznia e femrave po i jep doren e fundit pergatitjet per ndeshjet e “UEFA Women’s Champions League” qe zhvillohen ne ditet e para te muajit qe vjen dhe nderkohe trajneri Leka ka marre se fundi edhe lajmin me te mire.
Sulmuesja e njohur Megi Doçi ka vendosur qe te pakten ndeshjet e Kupave te Europes te luaje per Vllaznine. Ky padyshim qe eshte nje lajm i jashtezakonshem duke ditur vlerat e kesaj lojtareje dhe njekohesisht edhe rolin e saj tek skuadra shkodrane ne vite.
Kontrata e saj me Gallatasarajn ka perfunduar dhe ajo eshte vene ne kerkim te nje skuadre tjeter dhe ofertat ne fakt kane qene te shumta, si nga Turqia, por edhe vende te tjera megjithate kapitenia e kombetares shqiptare ende nuk e ka vendosur per te ardhmen.
E ne kushtet kur akoma nuk ka vendosur, Doçi do t’i luaje se paku ndeshjet europiane me Vllaznine, duke e konsideruar nje gje te tille edhe si “detyrim” per ate se çfare i ka dhene kjo skuader ne karrieren e saj. Kuptohet qe shpresat jane te medha per te tentuar serish vendin e pare ne grup dhe kualifikimin per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.
Kujtojmë që shorti e ka vënë ekipin kampion të Shqipërisë në grupin 2 të këtij kompeticioni, ndeshje të cilat do të luhen në Gjeorgji dhe në gjymëmfinale, Vllaznia do te ndeshet me skuadren kampione te këtij vendi WFC Lanchkhuti, ndeshje e cila do te luhet me date 4 shtator dhe ne rast fitoreje, me 7 shtator me fituesen e çiftit SKN St. Pölten (AUT) vs Neftçi PFC (AZE)./www.shkodrasport.com/