Pasditen e sotme, Vllaznia do te ndeshet me Flamurtarin ne stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00 ne kuadrin e ndeshjeve te turit 1/8 te Kupes se Shqiperise.
Por nderkohe, kjo sfide ndonese do te perballe dy emra “big” te futbollit shqiptar, nuk do te transmetohet ne TV sepse kompania qe ka fituar te drejten per kete gje, nuk e ka ne planet e saj tranmetimin e kesaj ndeshje.
Per te eshte e pamundur te transmetoje tete ndeshje brenda nje dite, por ka zgjedhur ta beje me tre prej tyre dhe sfida e “Loro Boriçit” nuk perfshihet ne to. Per kete arsye, per kete ndeshje nuk do te kete as sistem VAR.
Ne kete menyre, te gjithe tifozet e Vllaznise qe ndodhen ne Shkoder, te vetmen mundesi per ta ndjekur kete ndeshje, kane ate qe te jene te pranishem ne stadium./SHKODRA-SPORT.COM/