Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i ka dhënë të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 qe do te zhvillohet ne vitin 2027 sebashku me Serbine.

Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit.

Dy vendet organizatore do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Siç shikohet, njeri prej 4 stadiumeve eshte edhe ai i Shkodres, por te shpresojme qe te mos perseritet historia e Europianit U17 kur “Loro Boriçi” u zevendesua me “Niko Dovanen”, ngaqe Shkodra nuk arriti te ndertonte nje fushe stervitore per kete event. Qe do te thote se ndertimi i fushave do te jete nje detyrim per Europianin U21, gjithmone nese nuk duam qe UEFA t’ia heqe edhe kete te drejte serish.