Javen e ardhshme pritet te hidhet shorti dhe me pas te nise kampionati i kategorise se trete ne futbollin shqiptar. Siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ne kete kampionat ne sezonin e ri do te jene pjesmarres edhe dy ekipe shkodrane. Behet fjale pe KF Shiroka si dhe per ekipin e sapokrijuar te “Olimpic Shkodra FC”.
Nga sa mesohet, drejtues te ketij klubi jane disa menaxhere egjiptiane, nderkohe qe drejtor teknik eshte zgjedhur ish- arbitri i njohur shkodran Ditmar Jubica. Nga ana tjeter, gazeta meson se eshte zgjedhur edhe trajneri i ketij ekipi. Ideja parapara eshte zgjedhur nje francez.
Behet fjale per Raine Anton Amokrane, nje trajner me shume pervoje i cili me perpara ka punuar me ekipet e Atlantis FC (Finlandë),
MFK Topolcany (Sllovaki), San Salvador Crecs (Spanjë), si dhe FC Futura, Liepa e FC Puistola (Finlandë)
Raine ka disa dite qe ka nisur punen me ekipin dhe po mundohet te beje me te miren me kontigjentin e lojtareve qe ka ne dispozicion. Nga sa mesohet, “Olimpic Shkodra FC” ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqesore, me te cilat po mundohet te kolaudoje edhe formacionin me te cilin do ta startoje kampionatin.
Drejtuesit nderkohe ende nuk e kane shpallur objektivin qe do te kete ekipi i tyre ne kampionatin e ri, megjithate e sigurte eshte qe fokusi do te jete promovimi i lojtareve te rinj dhe dhenia e mundesise atyre per te treguar vlerat dhe pse jo qe “Olimpic Shkodra FC” te sherbeje si trampoline per te ardhmen e tyre.