Leo Messi arriti të shpallte Argjentinën e tij kampione bote teksa mposhti Francën në një ndeshje të çmendur. Fantazisti shënoi dy gola gjatë lojës dhe një në ruletën e penalltive.

Në fund, Topi i Artë i Botërorit i takoi atij dhe ngriti në qiell trofeun më të lavdishëm të futbollit. Pas ndeshjes ai zbuloi të ardhmen e tij me kombëtaren.

“Nuk ka asgjë pas kësaj, çfarë mund të ketë? Asgjë nuk është më e madhe se fitimi i Copa America dhe Kupa e Botës, pothuajse në fund të karrierës sime. Por, në krahun tjetër, unë e dua futbollin, më pëlqen ajo që bëj, e dua këtë kombëtare.

Nuk mendoj për ndeshjet, ne donim të ishim kampion bote dhe tani jemi. Kjo është ndeshja ime e fundit në Kupën e Botës por njerëzit duhet të presin edhe pak pasi unë do të luaj pak më shumë me kombëtaren, dua të shijojë edhe pak ndeshje si kampion bote.”-tha argjentinasi./newsport/