Vetem pak dite pas largimit nga Vllaznia, mbrojtesi Redon Dragoshi firmos per skuadren e tij te re. Ne fakt eshte nje rikthim sepse mbrojtesi i krahut te djathte ka vendosur te luaje serish per Kukesin, skuader per te cilen kontribuoi edhe para se te firmoste ne Shkoder.
23 vjeçari nuk arriti te jape ate se çfare pritej prej tij ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe si rrjedhoje ne fund te muajit dhjetor u ra dakord mes paleve qe kontrata te nderpritej para kohe.
Dhe Dragoshi do te jete tani e tutje serish pjese e Kukesit, skuader me te cilen ka luajtur ne periudhen 2020-2023. Detyra e tij dhe e futbollisteve te tjere te kesaj skuadre do te jete shume e veshtire, per ta shpetuar ate nga renia.
Situata ne fakt nuk eshte aspak komode dhe kjo solli edhe nje doreheqje te trajnerit Stavri Nica pas humbjes te dielen ne Shkoder, megjithate pas nderhyrjes se futbollisteve ai ka vendosur te rikthehet serish ne krye te skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/